Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e madhe të opozitës në 11 maj në Tiranë.
Gjatë një takimi me banorët e fshatit, Podgorie të Korçës, Salianji ka thënë se Parlamenti aktual nuk përfaqëson më qytetarët dhe interesat e tyre.
Sipas demokratit, Kuvendi i shërben të pasurimit të pak qeveritarëve, të cilët po zhvatin djersën dhe gjakun e shqiptarëve.
“Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre!
I shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllabërimit të djersës dhe gjakut të shqiptarëve, në 11 Maj të mblidhemi të gjithë bashkë, të tregojmë që sovrani është populli!”, thekson Salianji.