Para gjykatës gjermane kanë dalë 5 shqiptarë akuzohen se trafikonin kokainë nga porti i Ekuadori për në portin e Hamburgut. Ata njihen si “banda e bananeve” dhe trafikonin kokainën në kutitë e bananeve.
Pas shkatërrimit të kësaj bande janë kapur nga policia 1.7 ton kokainë e cila në treg kap vlerën e 400 milionë eurove
Shqiptarë e arrestuar janë Emiljan H. (38), Klajdi D. (25), Dashamir N. (34), Dario L. (22) dhe Alberto K. (40). Mësohet se banda e kokainës drejtohet nga Albert. K.
Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.