Masakroi me sëpatë gruan/ Burg për Skënder Hoxhën…

0
147

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për Skëndër Hoxhën, i cili masakroi me sëpatë gruan.

Gjatë seancës në Gjykatë, 63-vjeçari e ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij duke këmbëngulur në faktin se ajo e tradhtonte.

Sipas tij, në mbrëmjen që ndodhi vrasja, në momentin që ai ishte futur në banesë, i dashuri i 53-vjeçares kishte dalë nga dritarja. Megjithatë gjatë gjyqit, Hoxha kishte shprehur pendesën e tij për vrasjen e bashkëshortes.

  

63-vjeçari ka qënë i braktisur nga familjarët dhe nga katër fëmijët, kështu që për senacën e sotme autorit të vrasjes iu caktua nja avokat nga shteti.

Ngjarja e 30 prillit 2019

Një 53-vjeçare është masakruar në dhomën e gjumit në fshatin Valagat në Memaliaj. Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan, dhe pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, dhe kanë patur 4 fëmijë bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here