Moderatorja sfidon Alketa Vejsiun: E arritët audiencën për këtë vit? I shikoni të gjithë fëmijët si jetojnë?

0
108

Moderatorja Ola Bruko sfidon Alketa Vejsiun: I shikoni të gjithë fëmijët si jetojnë? Apo e arritët audiencën për këtë vit.

Moderatorja e News 24 dhe drejtuesja e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, pyet drejtuesit e “Piter Pan”, pse diferencojnë fëmijët në programacion.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bruko pyet nëse përveç Xheison Baftit të njohur si “Taramelja”, ka të tjerë fëmijë në këtë program që mund të jenë të varfër, por nuk shihet gjendja e tyre.

Me ironi, ajo shkruan ndër rreshta se audienca për këtë vit u arrit dhe s’ka më rëndësi jeta sociale e fëmijëve.

Reagimi i plotë:

Emisionin “Piter Pan” s’e kisha pare deri ne momentin kur i ftuar ishte miku im Sidrit Bejleri. E ndoqa deri ne fund ate nate dhe me thene te drejten, qesha edhe une me pyetjet e femijeve dhe pergjigjet e Sidit.

Nderkohe vura re se disa prej femijeve benin me shume se nje pyetje dhe te tjere nje ose asnje. Programin po e shikoja me vajzen time 6 vjecare e cila befas me pyet: mami po keta femijet e tjere pse nuk jane si keta dy djemte qe flasin shume?

Nuk i lene prinderit te flasin? Ky perceptim i nje femije 6 vjecar me shtyu t’i shoh me tjeter sy minutat e mbetura te emisionit. Vajza ime kishte te drejte; disa femije aty flisnin me shume se disa te tjere.

Nuk e di nese kjo eshte nje zgjedhje regjisoriale, por nese eshte keshtu mendoj se eshte e gabuar. Diferencimi nuk iu ben mire femijeve. Ne psikiken e tyre krijohet mendimi se ata nuk do te jene kurre “te perzgjedhur” nga dikush dhe kjo i shoqeron pa e kuptuar gjithe jeten.

Mes ketyre femijeve te ketij programi televiziv ndodhet edhe i etiketuari “taramelja”! Ketij femije te zgjuar e te mire i eshte vendosur nje damke qe do ta shoqeroje gjithe jeten!

Tani ai ndoshta e pelqen, edhe familja e tij gjithashtu se i biri u be i famshem.
Po kur te rritet çdo te ndodhe?

Ai mund te bullohet per kete shkak. Ka menduar njeri per kete? Thuhet se ky femije eshte i varfer dhe se i pikon shtepia. Po femijet e tjere ne ate program ne ç’kushte jetojne? Iu pikon shtepia edhe atyre?

Do te ndiqet situata e tyre social-ekonomike? Apo sa te mbaroje show do filloje perzgjedhja e femijeve per edicionin e radhes, me kenaqesine se ne kete sezon u arrit niveli i duhur i shikueshmerise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here