Ndryshimet e reja/ Deri në pesë vjet burg për goditjen e një polici…

0
145

Parashikohet që Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal  të prekë 3 elementë kryesorë.

Ashpërsimin e dënimit mbi goditjet ndaj punonjësve të policisë dhe mjekëve, ashpërsimin e dënimit për raset e dhunës në stadiume dhe disa ndryshime për krimet mjedisore.

Kuvendit i propozohet që goditija ndaj efektivë të policisë ose mjekëve të dënohet nga 1 deri në 5 vite heqje lirie. E njëjta masë dënimi propozohet edhe për dhunën në sport në rastet e goditjes së arbitrave, trajnerëve apo sportistëve.

Gjithashtu ndryshime do të pësojë edhe dënimi mbi organizimin e lojërave të fatit të palejuara, ku parashikohet të rritet nga dy deri në pesë vjet heqje lirire, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç.

Drafti propozon që të rritet edhe masa e dënimit për armëmbajtjen pa leje nga 5 deri në 7 vjet burgim. Sa i takon krimeve mjedisore për ndotjen e ajrit, tokës apo për dëme të pakthyeshme të ekosistemit, faunës dhe florës, propozohen dënime nga një deri në pesë vjet burgim.

Projektligji parashikon dënim me gjobë deri në tre vite burg për personat që bllokojnë rrugët ose lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor. /Klan/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here