Skandali me tabelat në jug të vendit, shqipja gjuhë e dytë…

0
167

Historiani Arben Llalla ka folur mbi skandalin që po ndodh me tabelat në jug të vendit, ku gjuha shqipe ka kaluar si gjuhë dytësore, dhe jo gjuhë e parë siç e parashikon ligji. Sipas Llallës kjo është bërë me dijeni në Ok-in e plotë të Edi Ramës, i cili ka bërë marrëveshje të fshehta me Greqinë.

“Gjuha greke është vendosur primare, ndërsa gjuha shqipe dytësore, kjo bie ndesh me ligjin që Shqipëria ka për minoritetin. Kjo është e bërë e qëllimshme nga kryeministri Rama, që është tallur me çështjen çame dhe çështjet kombëtare. Janë rreth 96 fshatra në zonën e Dropullit, me një popullsi të vogël, që kanë të drejtën e tyre që të kenë gjuhë të dytë gjuhën greke. Janë ndërruar edhe toponimet nga ana e kryetarit të Bashkisë së Finiqit.

Edi Rama është marrë vesh me kryetarin e MEGA-s, dhe Kristo Kristo do të jetë kandidat për këtë Bashki, parti e cila është e ekstremit të djathtë. Janë të kordinuara këto ngjarje, 6 muaj pas vrasjes së Katsifas për të rritur tensionet në jug të vendit. Po e theksoj që Edi Rama ka shkatërruar çështjen kombëtare, e ftoj të përballemi publikisht që tia them të gjitha marrëveshjet e fshehta që ka bërë me Greqinë”, u shpreh Llalla për Faxnews.

Ai komentoi dhe zhvillimet në Samitin e Berlinit, teksa tha se Ramës ja kanë mbyllur të gjitha dyert në Europë. “Edi Ramës Europa ia ka mbyllur derën prej një viti, ne e pamë se çfarë deklaroi kryeministri i Kosovës Haradinaj, për presionet që i janë bërë. Edi Rama ka rënë në gjumë, dhe është çështje kohe që ai po reziston, për fat të keq unë mendoj se ai po e çon Shqipërinë drejt djegies, pasi burrat e shtetit ulen dhe të diskutojnë. Mjer shqiptarët në Shqipëri, që e ka çuar vendin në një varfëri ekstreme, dhe në një administratë mafioze”, u shpreh më tej Llalla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here