Dhjetëra serbe thirrje raciste ndaj shqiptarëve/ Reagon gazetarja serbe, befason me xhestin e saj…

0
129

Pak ditë më parë, dhjetëra serbe bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve. Për t’u solidarizuar me shqiptarët, ish-korrespondentja dhe redaktorja e RTS-së, Vera Rankoviç ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën, simbolin shqiptar.

Foton Rankoviç e ka publikuar në profilin e “Facedbook” e krahas saj shkruan se kjo është përgjigja e saj ndaj fashistëve nga Borça.

“Kjo është përgjigja ime për fashistët nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, shkruan Vera bashkëngjitur me foton.

Rankoviç ka shpjeguar se ky është një veprim në shenjë përkrahje për pronarin e furrës shqiptare në Serbi, ky i fundit për shkak se bëri shqiponjën, u detyrua të largohet nga Beogradi pas protestave.

Kjo fotografi nuk është pritur aspak mirë nga serbët, të cilët në komentet e tyre nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar.

“Po të ishit të shkolluar, do ta njihni atë që është fashist… dhe çfarë është nazizmi. Dhe ndoshta do ta dinit se çfarë po bëni, ju keni pak mendje në kokën tuaj”, i shkruan një komentues.

Por ka patur edhe nga ata që kanë vlerësuar gjestin e saj dhe i shkruajnë: “Bravoooo Vera”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here