Tridhjetë persona nga Bulqiza janë paraqitur këtë të shtunë në spitalin e qytetit me shenja helmimi. Bluzat e bardha i thanë “BalkanWeb” se shtetasit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Qytetarët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal. Në mesin e te helmuarve ka të rritur, por edhe fëmijë. Ajo që raportohet si shqetësuese edhe nga bluzat e bardha është fakti se sa vjen dhe rritet numri i banorëve, të cilët shfaqin të njëjtat simptoma. Ndërkohë organet kompetente dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për të identifikuar shkaqet, të cilat helmuan 30 banorë të të njëjtit qytet.