Sot në Tiranë u mbajt Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se sondazhet tregojnë se opozita sot është shumicë.
“Sondazhet tregojnë qartë se opozita është shumicë. Kjo nuk vihet në diskutim. Shumica është opozita e bashkuar, sepse është me kauzën e shqiptarëve, për shqiptarët. Shqiptarët janë me anën e drejtë dhe jo me Ramën e bandën e tij.
Këta që janë në pushtet janë vagabondë, si në poezinë e Dritëro Agollit. Por koha e vagabondëve do të marrë fund. Në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Koha e Ramës dhe etërve të tij ka mbaruar”, deklaroi Kryemadhi.