Surprizon Arian Galdini: Po mbledh firmat të garoj përballë Lali “Fake” Veliaj

0
147

Kreu i Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini në rrjetin social Facebook ka njoftuar për mbledhjen e firmave para afatit  ligjor të regjistrimit të kandidatëve. “Sot përtej pesimizmit tim se do tia dalim me mbledhjen e firmave në kohë, qytetarë të thjeshtë e të ndershëm e të papërlyer po më tejkalojnë edhe mua”, shkruan Galdini.

Statusi i Plotë:

Miq të LDE,

Kam lajme të shkëlqyera.

Sot përtej pesimizmit tim se do tia dalim me mbledhjen e firmave në kohë, qytetarë të thjeshtë e të ndershëm e të papërlyer po më tejkalojnë edhe mua.

Edmond Kasmi, më mundi me shumicë votash në Asamblenë Kombëtare të LDE, duke propozuar dhe bindur Anëtarët e Asamblesë që ne si LDE të bëjmë një përpjekje epike dhe fundore deri në sekondin final që përmbyllen afatet ligjore të regjistrimit të kandidatëve, pra në 13 maj, ora 00.00, në mesnatë.

Përveç kësaj Edmondi sot ofroi vetveten për të kandiduar për Kryetar Bashkie në Laç, me synim e pretendim serioz për të fituar.

Sot në Fier, Grupi i Punës nisi menjëherë me mbledhjen e firmave që ne të jemi listën tonë me kandidatë për këshilltarë bashkiakë atje.

Sot sfidës dhe përpjekjes qytetare sapo i janë bashkuar edhr Kruja edhe Këlcyra.

Mrekullia po ndodh.

Në kohët e marrëzisë, interesave meskine, bandave, horrave, oligarkëve e plaçkëbërësve batakçinj, njê parti idealiste, partia me zero para dhe zero media, po përpiqet të konkurojë me qytetarë të thjeshtë, të ndershëm, e të papërlyer, në së paku 10 Bashki.

Durrësi po punon fort.

Gjirokastra gjithashtu.

Dibra është shkëlqyeshëm.

Pogradeci dhe Elbasani kanë ngecur por do tia dalim edhe atje, në mos kësaj, shumë shpejt.
Ndërsa Tirana kërkon shumë firma.

Por po ia dolëm ti bëjmë firmat në Tiranë, atëherë, unë nën shembullin dhe sfidën e Edmond Kasmit, do të mar përsipër të kandidoj vetë drejtpërdrejt për Kryetar Bashkie i Tiranës përballë Lal Çerit…

Po po, nëse do tia dalim me firmat, do kandidoj për të Mbrojtor Teatrin Kombëtar.

Do të kandidoj, për të ndalur Lal Fikun që është bërë Lal Fake-u.

Dua të përballem me Lalin dhe ta mund.

Nëse ia dalim me firmat në Tiranë, do të bëjmë një betejë të fortë dhe të vendosor elektorale përballë kandidatit të RILINDJES, OLIGARKISË DHE SOROSIT.

Dhe duhet ta mundim.

Dashtë Zoti ia dalim.

Sfida dhe përpjekja jonë është e hapur.

Fotografia e Arian Galdini

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here