“Të preferuarit e Ramës!!!” Kandidon në Berat “plagjiaturisti” Ervin Demo

0
188

Kryeministri Rama ka zgjedhur që në 30 qershor të kandidojë Ervin Demon për Bashkinë në Berat.

Prej kohësh Ervin Demo është përfolur se do të jetë kandidat, duke marrë parasysh miqësinë që ai ka me ministrin Blendi Klosi, dhe duke anashkaluar faktin se u shkarkua nga posti i zëvendësministrit të Arsimit pasi u kap me plagjiaturë.

Në një intervistë të dhënë së fundi për mediat lokale, Demo është shprehur se një nga gabimet më të mëdha të tij ka qenë shkëputja nga bota akademike, për të kaluar në Ministrinë e Arsimit.

“Është e pafalshme që qyteti të ketë probleme bazike në vitin 2019…” ,  ka thënë Demo gjatë intervistës së tij, teksa ka filluar të shpalosë alternativën e tij për Beratin e 4 viteve të ardhshme.

Ai ka thënë, gjithashtu, se hallet dhe problemet që ka qyteti i përjetojnë të gjithë njëlloj, ndaj si kandidat nuk do t’i diferencojë qytetarët e Beratit, duke qenë i hapur dhe i gatshëm, siç ka qenë deri më sot, të vijojë të takojë intensivisht të gjithë pa dallime.

“Unë besoj se ne kemi mekanizma në dispozicion, të cilat, nëse i përdorim ashtu siç duhet, mund të kemi realisht një pol zhvillimi të jashtëzakonshëm në Berat. Dhe kjo nuk do të jetë vetëm falë turizmit apo falë miradministrimit që mund të bëjë Bashkia, por, pikë së pari, është falë prioritetit që duhet të ketë Bashkia e Beratit nën mbështetjen financiare që duhet të vijë nga qeveria qendrore” , ka theksuar më tej Demo gjatë intervistës së tij.

Ai, po ashtu, ka zbuluar shkurtimisht disa prej pikave të programit të tij elektoral: “Zhvillimi urban që duhet të ketë qyteti, kjo lidhur ngushtësisht edhe me turizmin; arsimi, gjë që është shumë i rëndësishëm, duke filluar me standardet e kopshteve dhe të shkollave; bujqësia është një përgjegjësi e madhe që ka Bashkia sot; sporti, sepse është një qytet që ne jemi rritur me traditë të fortë sportive; mjedisi, shërbimet sociale që Bashkia duhet të jetë shumë e fokusuar, janë vetëm disa prej prioriteteve të mia.”, ka thënë më tej ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here