Aksioni te “Komuna e Parisit”/ Lihet në qeli Barushi…

0
174

Gjykata e Shkodrës ka lënë nën masën arrest me burg Barush Bregun, 33 vjeçarin e arrestuar gjatë një aksioni me forca speciale policore te Komuna e Parisit në Tiranë, të shtunën.

“Bregu është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie ‘Arrest në burg’, për armëmbajtje pa leje, pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’”, njoftoi Policia pas arrestimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here