Përmbytjet/ Vojo Bregu: Hidrovori i Vlorës i vjetër në moshë sa kryetari i bashkisë….

0
179
Bregu thotë, se paratë investohen për fasada, ndërsa hidrovori i këtij qyteti, është i vjetër sa mosha e kryebashkiakut Dritan Leli.
Featured image of article: Përmbytjet, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë: Hidrovori i Vlorës, i vjetër sa Dritan Leli Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu thotë se shkak për përmbytjet në qytetin e Vlorës, është mungesa e investimeve për mirëmbajtjen e hidrovorëve.

Bregu thotë, se paratë investohen për fasada, ndërsa hidrovori i këtij qyteti, është i vjetër sa mosha e kryebashkiakut Dritan Leli.

Reagimi i plotë:

Arsyeja e vetme që përmbytet Vlora dhe Lezha, është mungesa e investimeve si dhe mirëmbajtjes së hidrovorëve. Investohet prej vitesh në fasada qytetesh dhe fshatrash, dhe nuk investohet minimalisht në rrjetin e hidrovorëve, të cilët janë investime të para 30 viteve. Hidrovori i Vlorës mund të jetë i vjetër sa kryetari i bashkisë së Vlorës.

Ditën e djeshme, qyteti i Vlorës u përmbyt në të gjitha rrugët kryesore duke pamundësuar lëvizjen e qytetarëve. Shkak për këtë janë bërë reshjet e shiut, që e kanë gjetur të papërgatitur bashkinë Vlorë, dhe për pasojë edhe bulevardi që kushtoi 8 milionë euro, ishte nën “pushtetin e ujit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here