U vra në krye të detyrës, flet e bija ish-kryekomisarit Zylyftari: Shteti nuk na vuri asanjë lule

0
152

Shkodër, 2 gusht 2000, në një betejë të ashpër mes policisë dhe një shumë të kërkuari për vrasje vritet në krye të detyrës ish kryekomisar Arben Zylyftari, dëshmori i atdheut.

Asokohe, Eni, vajza e tij ishte vetëm 8 vjeçe kur mësoi lajmin e kobshëm të vrasjes së babait të saj,me të cilin thotë se ishte shumë e lidhur. Që atëherë kanë kaluar 18 vite, plotë 18 ditëlindje pa babanë, heroin e saj por dhimbja për njeriun më të shtrenjtë ka mbetur e njëjta.

Deri më sot vajza e të ndjerit nuk ka folur asnjëherë publikisht në media për dramën e saj dhe të familjes, dhe as për personat që i shkaktuan gjëmën e madhe. Eni thotë se kurrë familja e saj nuk ka kërkuar hakmarrje, por se nuk e fsheh dëshpërimin e madh për lirimin nga gjykata të një prej personave kryesor të akuzuar për vrasjen e të atit.

Me zërin që i dridhet sa herë që përmend emrin e babait, Eni na rrëfen pengun e saj më të madh. Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër kolonel Arben Zylyftari, dëshmori i atdheut është vlerësuar me titullin më të lartë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pas vdekjes, nga ish presidenti Mejdani.

Paralelisht emri i dëshmorit të atdheut iu vu akademisë së policisë por cuditërisht me një vendim të vitit 2014 ai u hoq nga muri i shkollës.

Në ditën e dëshmorëve as Ministria e Brendshme dhe as Policia e Shtetit nuk denjuan të vinin një buqetë apo kurorë lulesh në bustin e dëshmorit të atdheut edhe pse titullarët më të lartë të dy institucioneve kaluan shumë pranë monumentit të vendosur brenda akademisë së policisë teksa morën pjesë në ceremonialin e ditës së dëshmorëve. Të vetmet lule ishin ato të familjes Zylyftari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here