Domatet rriten brenda ditës! Çuçi: Nëse ndodh, jap dorëheqjen…! Por “Fiks Fare” e nxori me zë e figurë… te shohim!

0
121

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka komentuar denoncimet në media në lidhje me përdorimin e tejskajshëm të hormoneve dhe pesticideve në fruta-perimet që prodhohen në Shqipëri. Çuçi ka thënë gjatë intervistës për “Report TV” se nëse gjendet një serë që prodhon domate brenda ditës, ai do të jepte dorëheqjen.

“Ka rreth 1500 hektarë sera legale në Shqipëri. Nëse ka një serë që e “rrit domaten brenda ditës”, jap direkt dorëheqjen. Nuk jam dakord me këtë që hamë helm”, është shprehur Çuçi.

Më tej, Ministri i Bujqësisë ka thënë se nuk duhen ngritur alarme të kota duke vënë konsumatorin shqiptar në panik.

“Nuk duhet të panikohemi dhe të ngremë alarme të kota, që të fusim konsumatorin shqiptar në panik që çdo gjë që ha është me helm. Kemi struktura që kontrollojnë. Është i njëjti produkt që hanë shqiptarët dhe ato të jashtëm. Një përrallë që domatja rritet brenda ditës. Shkoni shihni që është e njëjta pikë grumbullimi për atë që e çon ushqimin në Suedi dhe që konsumohet në Shqipëri. Nuk e mohoj që ka raste të shkëputura me % më të lartë të pesticideve nga sa është norma. Nuk duhet të krijohet perceptimi dhe përshtypja që çdo gjë është helm dhe është e pakontrolluar”, është shprehur ai.

Ditë më parë, emisionet investigative denoncuan faktin se në shumë sera shqiptare rriteshin fruta-perime me hormone dhe pesticide të dëmshme, aq sa vetë fermerët që i kultivonin thoshin se nuk i konsumonin në familjet e tyre. Kjo gjë nxiti edhe reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme e cila u angazhua në hapjen e hetimeve, ndërsa Ministria e Bujqësisë tha se nuk kishte vend për alarm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here