Në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës në Camp Adazi në Letoni u zhvillua një ceremoni nderimi.
Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.
Më urgjencë drejt Letonisë është nisur edhe Task Forca e ngritur nga Ministrja e Mbrojtjes. Task Forca e ngritur nga MM bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë të aksidentit të ndodhur gjatë stërvitjes ku humbi jetën ushtarakja Zarife Hasanaj. Ndërkohë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është nisur drejt Letonisë duke ndërprerë vizitën zyrtare në Itali.
Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.
32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur.
NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.