Në emisionin “Opinion” debati për çka ndodhur mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Haradinaj në lidhje me pazarin e Thaçit me Vuçiç për kufinjtë mes Kosovës dhe Serbisë pati një moment debati të egër deri në sherr.
Një sherr mes Baton Haxhiut dhe Mesila Dodës, ish-deputete dhe numri dy në PDIU për pak sa nuk u kthye në një përplasje fizike.
Kur Baton Haxhiu e ofendoi Mesilën, kjo iu drejtua duke i thënë se ti je një horr dhe gënjështar. Ajo shtoi se “kujdes kur më drejtohesh mua duke më fyer”.
Sapo Baton Haxhiu reagoi prapë, Mesil Doda mori shishen e ujit për ta gjuajtur, por ndërhyrja e Blendi Fevziut shpëtoi Baton Haxhinë nga shishja në dorën e Mesilës.
Pjesë nga debati
Mesila Doda: Gënjeshtar…
Baton Haxhiu: Thuaj bashkëshortit tat…
Mesila Doda: Rrugaç, ordiner… E di ç’të bëjë apo jo… (Merr në dorë shishen e ujit)
Baton Haxhiu: Turp për këto skena në studio Fevzo
Mesila Doda: Ri urtë i neveritshëm…