Policia në rrugë me kallashnikovë… për të mbrojtur Edi Ramën!!!

0
163

Një lajm se në zonën e Unazës së Re në Tiranë do të kalonte kryeministri Edi Rama nxiti banorët të dilnin në rrugë. Prej pesë muajsh ata protestojnë çdo ditë kundër prishjes së banesave të tyre, si pasojë e një projekti i faktuar korruptiv, prej 40 milionë eurosh.

Dhuna policore dhe terrori ka kapur kulmin kur protestuesit u goditën me shkopinj gome dhe me spraj lotsjellës, çka ka bërë që dy gra të humbin ndnjenjat. Gjithashtu një numër protestuesish, përfshi edhe ish-deputetin demokrat Klevis Balliu u shoqëruan në komisariat.

Përveç këtij skenari tërësisht të njohur, sot haptas u shkel ligji. Mes numrit të madh të efektivëve të policisë, u shquan dy grupime që mbanin armë luftarake, ato të repartit Shqiponja (armë brezi pistoleta), por edhe efektivë të FNSH-së me armë të gjata, kallashnikovë në duar.

Terror, dhunë, agresivitet. Që të gjitha për një emër, Edi Rama. Kryeministri pritej të kalonte në atë zonë dhe për të këtë qëllim policia shkeli çdo dhe ligj dhe udhëzim. Bazuar mbi praktika dhe rregullore, efektivët e policisë nuk lejohen që të mbajnë armë në përballje me turmat. Kjo është një masë që ndiqet në çdo protokoll për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Kur nuk lejohen as armët e brezit, si është e mundur që në mes të ditës, kundrejt një turme protestuesish të paqtë policia del me kallashnikovë? Kjo e fundit është armë me rrezikshmëri të lartë e cila nuk lejohet në asnjë vend të Bashkimit Europian, e madje është e ndaluar edhe në vende të tjera që kanë nënshkruar konventa ndërkombëtare, përfshi edhe Shqipërinë.

Por në shkelje të hapur kallshnikovët po vajisen e tashmë po dalin në rrugë, si mjeti i vetëm që do i mundësojë kryeministrit “lëvizjen e lirë”… Po përse ky agresivitet dhe terror mbi çdo turmë protestuesish? Në muajin e fundit kryeministri Edi Rama në çdo dalje përmend fjalët, burg, burg, burg, por para se qytetarët të shkojnë deri në qeli, kallshnikovët do jenë “ankthi” i tyre.

Nga ana tjetër, Rama duket i sigurt se në Ministrinë e Brendshme ka vendosur gjeneralin e tij Sandër Lleshajn, që është edhe më agresiv se vetë kryeministri. Edhe pse prej pak më shumë se pesë muajsh është në krye të këtij institucioni, Lleshaj u fut në “librat e historisë” si gjenerali që lëshoi mbi qytetarët qindra bomba me gaz lotsjellës.

Tashmë ka nxjerrë nga magazinat armën e tij të preferuar; kallashnikovët… Ku po shkojmë, kaq shumë terror vetëm për një emër!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here