Publikohet video: Del dëshmia tronditëse e protestuesit të dhunuar rëndë nga policia…

0
135

Mesditën e sotme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën të bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re. Policia çau rrethimin dhe shoqëroi disa prej tyre, madje ushtroi dhunë mbi banorët e Unazës. PD në rrjetin social Facebook ka publikuar një video e protestuesit Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Në një video të shpërndarë nga PD, flet nga shtrati i spitalit protestuesi Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

Reagimi i PD

Forca të shumta policore ushtruan sot dhunë të pajustifikuar mbi banorët e Unazës së Re, që po protestonin paqësisht kundër pranisë së Edi Ramës në një biznes aty pranë.

Në video është dëshmia tronditëse e protestuesit Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës. Astriti është një nga banorët që proteston me muaj të tërë kundër projektit korruptiv të Unazës së Re që prish pa shpërblim shtëpinë e tij dhe të rreth 2 mijë banorëve të tjerë. Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here