Shkopa gome e spraj lotsjellës…protesta e ka tërbuar Ramën, nuk gjen qetësi në asnjë vend…

0
185

Situatë e rëndë tek Unaza e re, ku policët e Lleshit kanë sulmuar banorët që dolën për të protestuar kundër Edi Ramës.

Por protesta e ka tërbuar Edi Ramën që kohët e fundit nuk gjen qetësi në asnjë vend.

Ai ka urdhëruar policët që të sulmojnë banorët. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë brutalisht ndaj banorëve duke i qëlluar e duke lënë disa të plagosur.

Disa grave u ka rënë të fikët nga dhuna e policisë, ndërsa të tjerë banorë janë shoqëruar për në komisariat.

Situata në zonën e  Unazës së re është e rëndë.

Banorët e “Unazës së Re” në kryeqytet janë përballur sërish këtë të martë me dhunën policore. Ata kanë dalë në protestë në rrugë, pak metra larg vendit ku e zhvillojnë çdo pasdite, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në një biznes aty pranë.

Praninë e Ramës në zonë, banorët e kanë parë si provokim, ndërsa efektivë të shumtë të policisë janë vendosur në vendngjarje duke u përpjekur të shuajnë protestën. Përplasje fizike, shoqërim me forcë në furgonin e policisë dhe më tej në komisarit dhe shtyrje me dhunë janë pranë në protestën e paradites së kësaj të marte. Madje një prej banorëve humbi ndjenjat. Disa prej banorëve pretenduan se policia përdori shkopat e gomës dhe nj% lloj spraji lotsjellës ndaj tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here