Kriza politike/ Rama nuk pranon dialog, e kërkon zgjidhjen tek sistemi

0
161

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini në Tiranë, qartësoi se Brukseli do të qëndrojë larg çdo ndërmjetësimi të krizës politike në Shqipëri. Mogherini tha se një qëndrim të tillë Brukseli e ka mbajtur edhe në 2017.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe kryeministri Rama kur tha se zgjidhja ka qenë mes palëve politike, pra mes atij dhe Bashës.

Edi Rama: Negociimi dhe zgjidhja ka qenë terësisht e palëve në Shqipëri. Miqtë dhe partnerët tanë kanë qenë të shqetësuar dhe të interesuar të ndihmojnë komunikimin, të mundësojnë lidhjen e komunikimit por vendimmarrja ka qenë e jona. Këtë herë unë mund të them dy gjëra. 

Nuk shoh askënd të shqetësohet si në 2017. Jo sepse çka ka ndodhur nuk është shqetësuese por se çka ka ndodhur i tejkalon të gjithë kufijtë e të durueshmesh nga pikëpamja e kornizës demokratike të bashkëjetësës. 

Për sa më takon, ka ardhur koha që ne ti qëndrojmë sistemit, rrugës së përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji sepse mesa duket zgjidhjet për të kaluar një krizë të krijuar për tu zgjidhur dhe për të përfituar diçka nga zgjidhja nuk na kanë ndihmuar të rritemi më shpejt dhe të bëhemi më të fortë nga pikëpamja e konstitucionit tonë demokratik si shoqëri dhe si politikë. 

Zgjidhjet e asaj natyre i kemi provuar, 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një mazhorancë për opozitën për të dhënë një zgjidhje të gjithëpranuar dhe afatgjatë, nuk funksionuan. Tani sistemi. Kush qëndron në sistem, qëndron. Kush nuk qëndron në sistem ka zgjedhjen e vet të lirë. Ama nuk ka shans të pengojë të tjerët që të qëndrojnë në sistem.

Zgjedhje me 30 qershor

Përkundër paralajmërimeve të opozitës, kryeministri Rama tha se qytetarët do të votojnë me 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Rama: Sa i takon zgjedhjeve, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe të jeni të sigurt të gjithë që në 30 qershor do të zgjidhen të 61 kryetarë e bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë. Kjo është pak por e sigurt. Ne kemi detyrë të bëjmë gjithçka na takon në këtë proces, institucionet e tjera  kanë detyrë të bëjnë gjithçka u takon në këtë proces dhe se kush  merr pjesë dhe kush nuk merr pjesë në zgjedhje, kjo është zgjedhje e lirë e gjithësecilit. Por ajo që ka rëndësi të nënvizohet është se qytetarët do të votojnë në 30 qershor për zgjedhjet vendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here