Lëvizja e radhës/ Nisin protestat para bashkive…“Rama ik”

0
165

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, kanë nisur protestat para bashkive.

Këtë të mërkurë, banorët e Mirditës po protestojnë përpara Bashkisë së qytetit. Me pankarta në duar kundër qeverisë dhe kryeministrit dhe me thirrje “Rama ik”, protestuesit kanë kërkuar largimin e shefit të qeverisë.

Në protestën e së enjtes së javës së shkuar, ku u bllokuan rrugë kryesore në 12 qarqe, anëtarë të PD-së paralajmëruan protesta edhe para bashkive. Kjo e sotmja, është e para e protestave të ngjashme që pritet të zhvillohen edhe para bashkive të tjera në kuadër të aksionit opozitar.

Ndërkohë, ditën e shtunë, opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e radhës në kryeqytet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here