Pas lajmit të arrestimit të Loredana Zefit nga autoritetet zvicerane, ka reaguar kunati i reperes, Getoar Aliu i njohur për publikun me emrin e artit, Getinjo.
Reperi ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku ka publikuar një foto të tij dhe në të shkruan: “Ju dushmanët keni qef me ndodh qashtu qysh folet, ama ngadalë mos i jepni zor se mundeni me u dh**. S’keni faj se asi shifra keni parë vec në kalkulator e askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë”.
Reperja e njohur është arrestuar nën akuzën par mashtrim e zhvatje parash nën kërcënim dhe shantazhe.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave zvicerane, bashkëshortja e Mozzik është arrestuar të martën me 7, pasi kishte mashtruar një çift zviceran rreth të 50-ave.