Projekti i Unazës kriminal/ Shehaj: Banorët e Balliu në burg, Gjiknuri e Qëndro në krye të PS

0
117

Në një status në “Facebook”, ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka reaguar pas arrestimit të Klevis Balliut dhe disa banorëve protestues të Unazës së Re.

Shehaj shkruan se projekti i Unazës së Re është një projekt kriminal për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Projekti i Unazës së Re është nga konceptimi deri në zbatim një projekt kriminal për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve. Hajdutët u kapën me “plaçkën në duar” kur opozita zbuloi fantazmën DH Albania me anë të së cilës Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij do vidhnin dhe pastronin në SHBA rreth 30 milionë euro (përfshirë edhe fondet e vjedhura nga OSSHE).

Sot, të paktën Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe juristët e ARRSH-së duhet të ishin në burg. Por kjo është qeveria e hajdutëve dhe kriminelëve, ndaj ata janë të lirë dhe në krye të Partisë Socialiste. Në burg janë banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre nga vjedhja dhe politikanët si Klevis Balliu, i cili u ka qendruar banorëve pranë çdo ditë.

Në Shqipëri nuk do ketë kurrë drejtësi deri në ditën kur Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro nuk do të jenë pas hekurave të paktën për këtë vjedhje. Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi nëse prokurorët që zvarrisin, pengojnë dhe mbyllin hetimet për këtë megavjedhje nuk do japin edhe ata llogari për mbrojtjen e krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here