“Veliaj mburret me çmime për sheshin ‘Skënderbej”, Zhupa: Simboli i korrupsionit

0
134

Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka hedhur poshtë propagandën boshe të kryebashkiakut Veliaj për çmimet që meriton ‘Sheshi Skënderbej’, duke theksuar se i vetmi çmim është ai i simbolit të korrupsionit dhe i klientelizmit të kryebashkiakut.

Ndërkohë që postimin e ka shoqëruar me foto, të cilat tregojnë punën e dobët të bërë me sheshin, çka solli dhe përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare.

Ja postimi i Zhupës:

Sheshi “Skenderbej” meriton padyshim cmim si simbol i korrupsionit te Veliajt, klientelizmit dhe punimeve me kosto te larte dhe cilesi te ulet!

17 milion euro kushtoi sheshi “Skenderbej” duke ju dhene perhere ofertes me te larte ne fondin limit, Fusha shpk dhe firmes ku punon Rea Xhillari. Tendera pa gare, ku fituesi ishte i paracaktuar, me vleren 99% te fondit.

Sheshi Skenderbej hyri ne histori sepse u pembyt per here te pare, kjo shkaktoi edhe deme e permbytje ne Biblioteken Kombetare dhe arkivin e Bashkise Tirane. Patjeter qe edhe kete e meriton nje cmim tjeter! Ndersa parkingut nentokesor te Sheshit i eshte shkaterruar plotesisht infrastruktura mbeshtetese e prezantuar me pompozitet nga Veliaj!

Veliaj nuk i mashtron dot me qytetaret e Tiranes, te gjithe e njohin tashme si kryemashtruesin dhe betonizuesin e kryeqytetit.

      

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here