“Rama është lajthitur”, Ardian Gjini: Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do të mbetet hero

0
167

“Mbreti është cullak” e ka titulluar shënimin në Facebook kryetari i Komunës së Gjakovës, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se është angazhuar në ndarjen e Kosovës.

Ardian Gjini shprehet se Edi Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes se Kosovës, por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë që nga vera e vitit të kaluar.

“Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt pa lidhje; provon që në të njëjtën kohe ta shpëtoje projektin pothuajse të vdekur si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njëjtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërteten. Mbreti është cullak”, shkruan Gjini.

“Rama është lajthitur kur ka menduar se e ka blere mbështetjen e shqiptareve me një fjali në Beograd (dhe atë në marrëveshje me mikun e tij Aleksandër). Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njëqind kile mish”, shton.

“Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do të mbetet hero, edhe i luftës edhe i pas luftes. Ndërsa ti, një dikush që ka dashur të behet mbret, por ka mbetur cullak. Tani gjeje vet se kush janë gomaret gënjeshtaret e psikopatët”, e mbyll kreu i Komunës së Gjakovës reagimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here