Shteti të ndalojë pesticidet në doganë! Fermerët shkulin prodhimet bujqësore: Dëmi i pallogaritshëm….

0
140

Fermerët e zonës së Jagodinës në Elbasan ankohen se u kanë mbetur produktet bujqësore “stok”.

Në këto kushte ata janë detyruar ti shkulin, ndërsa dëmi është i pallogaritshëm për ta.

Për gazetaren e Fax news fermerët shpjegojnë se janë disa faktorë që ndikojnë, që prodhimi tu mbesë pa shitur, duke mos mohuar mungesën e tregut.

Sipas banorëve situata është përkeqësuar dy javëshin e fundit. Ata e quajnë propagandë me keqdashje gjithcka që po diskutohet kohët e fundit në media.

Sipas fermerëve tema kryesore e bisedave në studiot televizive është fakti që sipas autoriteteve apo njerëzve të tjerë fermerët i rrisin perimet me stimulant dhe hormone.

Fermerët këmbëngulin se përdorin vetëm produkte të çertikikuara, dhe më tej ata ankohen se prej një përfaqësie të vogël abuzuesish janë ata që vuajnë pasojat dhe paguajnë po kostot pa qenë fajtorë.
Sipas fermerëve të Jogodinës shteti duhet ta luftojë këtë problem në gjenezë, duke iu referuar kësisoj ndalimit të pesticideve që hyjnë në doganë.

Të vetëdijshëm për çka konsumojnë në serat e tyre, fermerët e Elbasanit mirëpresin ashpërsimin e kodit penal të propozuar nga Kryeministri, por jo propagandën që është duke u bërë në drejtim të tyre” , u shpreh një nga fermërët.

Prodhimet kanë nsiur të hidhen në kanal në një kohë kur ende nuk kanë dalë të gjitha serat. Por pas një muaji kur do të jetë edhe piku i prodhimit, situata parashikohet edhe më problematike. Nga ana tjetër për shkak të diskutimeve mbi sigurinë ushqimore edhe qytetarët “, u shpreh një tjetër fermer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here