Pas ditëve me shi, dita e shtunë 11 maj do të jetë me diell. Kjo është edhe dita që opozita shqiptare ka thirrur protestën mbarëkombëtare.
Sipas të dhënave të motit për ditët në vazhdim, dita e nesërme, e premte do të jetë me vranësira ndërsa e shtuna do të jetë me mot pranveror.
Ditën e shtunë, temperaturat do të jenë nga 11 gradë celsius në mëngjes, në 21 gradë në pasdite dhe mbrëmja do të rezervojë një mot pa reshje shiu dhe mot të ngrohtë.
Më poshtë keni parashikimin e motit për të shtunën, 11 maj.