Erdhi nga Anglia, djali i Sokol Olldashit i bashkohet Bashës…

0
177

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi i është bashkuar takimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha me studentë.

Kryedemokrati po zhvillon një takim në Tiranë me rreth 300 studentë europiane të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane.  “Studentët europiane janë në Tirane për të mbështetur kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ata do te marrin pjese të shtunën në protestën kombëtare tek kryeministria në orën 18.30”, konfirmuan burime nga PD.

“Natyrisht merita e tij është se që ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për Arsim e lartë të standardeve europiane, por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babit të tij ish-kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin dhe një nga liderët e PD-së ndarë tragjikisht nga jeta para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi”, tha Basha dhe fjalët e tij u pasuan nga duartrokitje nga të pranishmit.

Glauk Olldashi në takim

Në nisje të takimit u mbajt një minutë heshtje në nderim të nëndetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën të hënën si pasojë e një shpërthimi në Letoni, ku 32-vjeçarja ishte pjesë e një misioni të NATOS-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here