Analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar situatën politike në vend, tashmë që një ditë na ndan nga protesta e organizuar nga opozita e bashkuar. Në studio, Lubonja u ndal gjerë e gjatë te diskursi i përdorur nga politikanët, ku edhe theksoi gjuhën e ashpër të përdorur ndaj kundërshtarit. Lubonja tha se politika në vend, ka prodhuar një opozitë që kritikon gjithmonë mazhorancën në pushtet, pavarësisht se kur ndodh rotacioni, bëjnë të njëjtat gjëra, pra të njëjtat ‘të këqija’, në mos edhe më të rënduara.
“E dyta, që protesta duhet të vijë në rritje. E treta, nuk mund të flitet për protesta finale, nganjëherë thuhet; Me këtë protestë rrëzohet Rama, etj. E shikoj si një bashkëudhëtar si një proces që duhet të përfundojë me ndryshimin e këtij procesi, që po na bën gjithmonë e më të varfër. Ky është një mendim i përgjithshëm, se nuk kam një informacion se çfarë do ndodhi.
Mendimi im është kjo, në këto thuajse 30 vjet çfarë kemi pare ne? Kemi parë diçka që thuajse nuk ka ekzistuar. Ajo që ka ndodhur, njerëzit duke ndjekur të keqen e kësaj mazhorance, kanë besuar edhe ata që kanë denoncuar këtë të keqe. Koha ka treguar, se duke ardhur në pushtet kanë bërë të njëjtat gjëra. S’ka rëndësi të përsëris rastet besoj. Por, prandaj është në njëfarë mënyrë bariu, që thërriste ujku, ujku dhe nuk e besonte më njeri. Koha tregon se nuk mjaftonte vetëm denoncimi, por edhe inspirimi. Kudo ku ka parti, që kanë ato organizata, të mundet të ketë një debat, një vision për t’u ndarë dhe për t’u bërë pjesë e tyre.
Ore, si do të ndërtohet një ekonomi e fortë e qëndrueshme që të mos varemi nga ekonomia e trafiqeve. Do një projekt, si do bëhet kjo. Këtë ia thashë Monika Kryemadhit këtë ide.
Unë jam dakord që një pjesë e shpërdorimit të parave duhet rishpërndarë. Edhe sikur të isha i zoti nuk pretendoja t’i thoja të gjitha. Një ekonomi prodhuese jo e bazuar në paratë e emigranteve. Një projekt duhet, nesër pasnesër janë më të gatshëm janë për të luftuar për këtë. Këtu mbaron me piramidat financiare dhe përfundon me kullat e krimit. Patjetër që politika duhet të jetë aktor kryesor. Deri përpara mund të thonim i bëjmë një luftë Ramës, pastaj i heqim ne oligarkët. Rama ka punuar shumë dhe sistemi vetë ka punuar që ta bëjë të paflevshëm këtë sistem. Por, sot je i dënuar o i rrëzon të gjithë o asnjërin. Prandaj është i nevojshëm një projekt. Kush mund t’i bëjë tjetër përveç opozitës. Këtë duhet ta kuptojë edhe një pjesë gri, kjo që bën Rama është një forcim i sistemit. Rrotacioni prodhohet edhe një herë bosh, siç kemi prodhuar ne. Në këtë aspekt kjo është e rëndësishme edhe rëndësia e rotacionot. Por, edhe rotacioni nuk vjen pa një goditje të sistemit. “- u shpreh Lubonja.
Si i shikoni personat që janë përjashtuar nga PD?
I shikoj si ata partitë e vogla që i kemi pasur kohë më parë. Dhe, ky nuk është problem vetëm i atyre, ky është problem i gjithë shoqërisë sonë, ku edhe politika është bërë biznes. Politika dhe politikanët janë bërë gjithnjë menaxher të interesave dhe jo përfaqësues të popullit. Këta janë të dështuar të jenë të instrumentalizuar nga një parti e madhe. Partia e madhe është e dështuar të mësojë nga gabimet e veta. Nuk bazohet në një realitet, u bë Shqipëria një mistifikim i ndryshimit që nuk ka sjellë asnjë ndryshim. Kjo lloj demagogjie është një demagogji që e mban popullin të shkëputur.