Vetëhelmimi i 16-vjeçares/ “Bëje vetë gati arkivolin” I ati i djalit tregon se…

0
113

Nderkohe Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka përcaktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 17-vjeçarin David Kovaçi, i cili akuzohet se kërcënoi me mesazhe të miturën Adela Çaçi, e kjo me pas u vetehelmua, reagojne dy familjet. 

Për kërcënimet që i riu i bënte vajzës me mesazhe në telefon ishte vënë në dijeni dhe babai i 16-vjeçares.

Ky i fundit është përpjekur që ta zgjidhë çështjen, duke i kërkuar të riut që të fshinte të gjitha videot, fotot dhe mesazhet që kishin të bënim me vajzën e tij.

E ndërsa po bisedonte pikërisht për këtë gjë me babain e adoleshentit, i ati i Adelës ka marrë lajmin se vajza kishte pirë pesticide.

Sipas prindërve të 17- vjeçarit, i ati i vajzës e ka kërcënuar se nëse do t’i ndodhte gjë vajzës, “duhet ta bënte gati vetë arkivolin”.

Dy prindërit e të arrestuarit japin një tjetër version të historisë së dashurisë mes dy të rinjve.

Sipas tyre, David Kovaçi nuk ka bërë asnjë shantazh ndaj vajzës, por gjithçka ka ardhur nga i ati i tij që nuk ishte dakord me këtë lidhje për shkak të paragjykimeve se familja e djalit i përkiste komunitetit egjiptian.

Nga ana e saj, familja e vajzës pretendon se i riu e ka shantazhuar vazhdimisht 16- vjeçaren, gjë e cila ndikoi në aktin e vetëflijimit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here