Kryetari i PD-së Lulzim Basha, teksa situata para kryeministrisë ka agravuar, falënderoi qytetarët që iu bashkuan thirrjes së opozitës së bashkuar.
Sipas tij, shqiptarët sot kanë vetëm një mision, largimin e Ramës dhe Shqipërinë si gjithë Europa.
“Ju uroj nga zemra mirëse keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemim mbledhur këtu me një kushtrim, me një mision, për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, e hajdutërisë, por për Shqipërinë si e gjithë Europa”, u shpreh Basha.