Sheshi para godinës së Parlamentit është shndërruar në një fushë betejë të vërtetë.
Ndryshe nga protestat e kaluara kur turma është larguar nga gazi lotsjellës i policisë, sot protestuesit duket se kanë qenë të ‘mirë pajisur” me bomba molotov dhe me lëndë të tjera shpërthyese.
Që me grumbullimin para godinës së Parlamentit, protestuesit kanë hedhur kapsolla në drejtim të policisë dhe më pas bomba molotov.
Ndërkohë që policia i është përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Sheshi para Parlamentit është boshatisur për disa çaste, ndërkohë që protestuesit janë kthyer sërish, duke goditur me fishekzjarrë Policinë e Shtetit.