Ish-deputeti opozitar Nard Ndoka, është rikthyer sërish në rrjetet sociale me statuset e tij. Edhe pse shpesh herë është komentuar për elokuencën dhe oratorinë gjatë fjalimeve të tij politike dhe jo vetëm, këtë herë Ndoka e ka korigjuar gabimin duke thënë më pak e nënkuptuar më shumë.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka ironizuar kreun e qeverisë Rama me një status tejet gazmor ku ka përfshirë edhe ministrin Çuçi.
“Grate i provo Rama, ia jep Çuçit. Domatet i provo Çuçi, ia jep Rames ?”, shkruan Ndoka.
Paçka se në dukje një krahasim naiv, e vërteta është se marrëdhënia mes kryeministrit, femrave dhe ministrit aktual të bujqësisë është më shumë se e habitshme, ndaj edhe ironia e Ndokës gjen vend në këto më shumë se kurrë.