Ish-kreu i deputëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar anëtarët e qeverisë Rama, duke i quajtur “karnavale”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka sjellë dy foto. Në njërën shfaqen themeluesit e qeverisë shqiptare dhe në tjetrën duken ministrat e qeverisë së Edi Rama, të cilët Vasili i quan karnavale.
“Ja cilët janë burrat e mëdhenj, që themeluan dhe qeverisën Shqiperinë e Pavarur dhe kush janë karnavalet, që qeverisin sot”,- shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit:
Ja cilët janë burrat e mëdhenj, që themeluan dhe qeverisën Shqiperinë e Pavarur dhe kush janë karnavalet, që qeverisin sot.
Shikojini këto foto dhe kuptoni që protestat janë më e pakta gjë për të shpëtuar fytyrën e Shqipërisë dhe të çdo shqiptari.