Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka reaguar me nje mesazh ngushellimi pas lajmit tragjik te ndarjes nga jeta te majorit Klodian Tanushi, plagosur ne Letoni, ne aksidentin ku humbi jeten edhe nentetare Zarife Hasanaj.
Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Kryemadhi thekson se me “gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit”.
Postimi i Kryemadhit
Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne.
Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi!
Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare!
I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!