Pallati muze i realizmit-socialist dhe gjashtë herë për Stalinin

Nga Ilir Demalia

Javën që shkoi u publikua në të gjitha mediat lajmi për mbarimin e punimeve të apartamentit muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në rrugën e Dibrës, apo siç është quajtur nga rinia tiranase Broadway. Ky pallat u ndërtua apostafat në funksion të dyshes Agolli-Kadare. Pallati ndodhet në skaj librari “Florës”. “Librari Flora” ka qenë objekt muze deri në vitin 1990, si vendi ku qe “strehuar dhe punonte ilegalisht” Enver Hoxha gjatë okupimit fashist. Pas luftës shërbente si librari për veprat e Enver Hoxhes, por gjendeshin dhe veprat e shkrimtarëve më të zellshëm të Realizmit Socialist, dyshja Kadare – Agolli. Pra ishte një muze me libra të seleksionuar që duhet ta meritonin të rrinin denjësisht pranë veprave të sh.Enver në librari Flora.

Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njoftoi për këtë edhe për situatën e këtij inagurimi, në një kohë kur bëhet lufta në mes Institutit Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe gardës së ish-janë të shërbyesve të regjimit, duke thënë:

“Bashkia ka bërë gati gjithçka, që nga restaurimi e deri te çmimet e biletave. Një “OK” në Këshillin Bashkiak të kësaj të premteje i hap rrugë kthimit të vendit ku Kadare shkroi disa nga kryeveprat e tij, në muze. Ideja për të është hedhur përpara një viti me blerjen e apartamentit dhe konkretizohet sot me “Shtëpia Studio Kadare”, një muze që pritet të tërheqë shumë turistë të huaj.

Pjesë e projektit të bashkisë është edhe shtëpia e Dritëro Agollit, që gjendet një kat më lart në ndërtesën e famshme të para viteve ’90, të njohur edhe si “pallati me kube” arkitekt i të cilit ka qenë Maks Velo. Kjo është një “histori më vete.”

Lajmi i kthimit në muze të pallatit të “dy buajve të realizmit-socialist” Kadare-Agolli, erdhi në një kohë që një debat i “ashpër për jetë a vdekje” zhvillohet në mes ISTK-së me drejtuesin e saj Agron Tufa me ekipin e tij antikomunist.

Në një atmosferë të tillë, Mendova se Tufa me ekipin e tij do të reagonte, jo vetëm si antikomunist i përbetuar mbas 30 vjetësh të rënies komunizmit, por edhe si njeri i letrave. Do ta bënte edhe si një obligim dhe detyrim moral për atë se çfarë pretendon se përfaqson si njeri që do të zbulojë krimet e komunizmit. Nuk di ende se çfarë nuk dihet për t’u ditur në mosdijen e kartës “antikomuniste”, por edhe si shkrimtar.

Duhet ta bëntë në emër të gjithë atyre shkrimtarëve dhe njerëzve të letrave që u burgosën, u pushkatuan, u torturuan, u vranë, janë ende pa varr. Këta shkrimtarë të pushkatuar dhe burgosur u anatemuan nga shkrimtarët e oborrit të regjimit dhe pikërisht nga “dy buajt” Kadare e Agolli vetëm se u shprehën kundër diktaturës dhe nuk pranuan ti shërbejnë diktatorit. Asnjë shoqatë të persekutuarish, asnjë i persekutuar, asnjë “antikomunist” nuk tha një fjalë për këtë padrejtësi, imoralitet shoqëror, shtetëror, kulturor për ngritjen e pallatit muze te realizmit-socialist, në një kohë që përbetohen për ditë për luftën e krimeve kundër komunizmit.

Asnjë fjalë, si obligim në këtë padrejtësi për një ndriçim për shkrimtarët shpirtra të lirë që u sakrifikuan për fjalën e lirë dhe një Shqipëri të lirë, duke sfiduar diktatorin dhe diktaturën me akte heroike që gjinden rrallë në botën komuniste! Si klerikët At Anton Harapi, At Gjon Shllaku, Dom Lazër Shantoja, At Bernardin Palaj, Socialdemokratja zonja Mysine Kokalari, revizionistët Trifon Xhagjika, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, konservatori demokrat Xhelal Koprencka, e plot të tjerë. Megjithëse se me bindje ideologjike të ndryshme, këta dhe të tjerë të ketij kalibri, rrinë në panteonin e lirisë dhe pluripartitizmit politik, si tribunë që ende ka mbetur ëndërr për shqiptarët në “pluralizmin postokomunist” me mendësi komuniste apo Haxhiqamiliste me saktë.

Ata shkrimtarë “armiq” të cilët u vranë dhe nuk kanë ende varr, nuk kanë një objekt kujtese, nuk kanë një bust, nuk studiohen veprat dhe aktet e tyre në shkolla, nuk e nuk. . . Ngrihet mbi varret e humbur të tyre, “Pallati Realizmit -Socialist” në Tiranë, pas “Keshtjellës-Socialiste” në Gjirokastër me shpenzime të buxhetit shtetit dhe takspaguesve shqiptar. Në një kohë që shtëpitë e korifejve të letrave shqipe si Fishta, Konica, Gurakuqi e të tjerë janë lënë në rrënim. Ja si i përshkruante Kadare këta “armiq” në poezinë “Pashallarët e kuq” në 1974 në kohën kur këta ishin pushkatuar, pushkatoheshin apo dergjeshin galerave të burgjeve!

Klasën e përmbysur nën këmbë e mbaj

Nësë s’do që nesër skuadër e pushkatimit

Të të vejë në mur tek bulevardi madh.

Tabori shërbestarëve kadareanë bashkë me Tufën, vazhdojnë ta konsiderojnë ende dhe sot këtë si poezi disidente. Edhe vetë Hoxha nuk e pranoi atë poezi për ahkak të glorifikimit të ekzagjeruar deri në banalitet të figurës së tij.

Në mënyrë që vizitorët e huaj dhe brezi I ri të njihen sa më mirë me veprën e Kadaresë gjatë vizitave në apartamentin “muze” dëshëroj të jap edhe une një kontribut modest në njohjen e veprës së shkrimtarit më të madh të realizmit socialist. Shpresoj që kryetari Veliaj do të më nderojë edhe mua duke pranuar edhe këtë kontribut timin për kompletimin e apartamentit “Studio Muze” të Ismail Kadare.

Për Apartamentin Muze të Isamil Kadare, unë po I dërgoj fillimisht kryetarit Bashkisë Erion Veliaj, gjashte poezi të Kadaresë për Baba Stalinin, meqë së fundi ka shkruar edhe librin “Kur grindeshin sunduesit”. Në libër paralelizon veten me Pasternakun ne lidhje me telefonatën që Stalini i bëri Pasternak për poezinë “Maloku Kremlinit” të Mandalshtaim në 1934. Kadare e lidh këtë me telefonin që i bëri Stalini Tiranës, Enver Hoxha, shkrimtarit Ismail Kadare në 1964, për poezinë “Shqiponjat fluturojnë lart”. Enver Hoxha ishte magjepsur me atë poezi dhe e kishte marrë në telefon për ta uruar. Më pas do të merrte “Çmimi Republikës” për këtë poezi. Gjë të cilën Kadare, jo vetëm nuk na e thotë në libër, por e interpreton sikur Enveri e kishte marrë në telefon, ashtu si Stalini-Pasternakun, për ta terrorizuar për mikun e tij Madalshtaim, për ta terrorizuar në lidhje me Lasgush Poradecin, Petro Markon i dënuar, dhe deri për Pasternakun.

Këto poezi do të jenë të parat por do të ketë dhe të tjera. Në atë muze nuk duhet të mungoj asnjë libër, publicistikë, poezi, artikuj të Kadaresë të botuara që nga viti 1950 deri në vitin 1990. Jo seleksionim dhe të rishkruara mbas 1990. Vetëm duke u njohur me të vërtetën dhe për të kuptuar kohën dhe shkrimtarin, muzeumi do të ketë vlerë. Përndryshe do të jetë një tjetër gënjeshtër në valën e kulturës së manipulim-simulimit dhe shpëlarjes së trurit në demo(n)kraci pas diktaturës.

Poezi për Stalinin nga Ismail Kadare

Stalin

-Jo: buzë lumit ra e qetë nata,

u ndezën yjet, fryri fllad I lehtë.

Në një lëndinë ku pushoi brigada

Një partian mbi shkëmb me bajonetë

Skaliti atje emrin “Stalin”

Kaluan vjete lufte… dhe një ditë,

kur frynte er’ e pastër në liri:

i biri tij me sytë gjithë dritë,

duke shtrënguar plot me dashuri

kalemin: shkruan emërin “Stalin”

Baba dhe bir… të dy ata një emër

Skalitën për gjith’jetë mu në zëmër

BABAJ VUAN…

Përpara megafonit n’errësirë,

një turmë e heshtur njerëzish po pret.

Dhe llampat tund kjo erë, er’ e ngrirë

dhe një e ngjethur e trupit të rrëshqet

Ja njerëzit pëshpërisin me ngadalë

Një perd’ e errët natës seç I ra.

…Hemoragji e rëndë cerebrale;

Mungesë oksigjeni Ay ka…

Dhe turma frymë s’merr sikur të donte;

që frymën e saj ta thith një ças, Ay,

O, kush prej nesh, o shokë, s’ëndërronte,

Stalinit t’i dhuronte frymën e tij?…

MOS I FSHIH LOTËT, SHOK!

E heshtur qëndron turm’ e mvrëjtur

Dhe tingujt thëllimi zvarris:

Than lotët në sytë e enjtur

E flokët ay shpupuris

Ngadalë një zë të tronditur

Në gji er’ e ngrirë e merr

Dhe tinguj muzike të mbytur

Përhapen përzishëm n’eter

“Të gjithve… të gjithve…” prej dhëmbjes

U duk sikur pika na ra;

“ më nënd’ e pesdhjetë të mbrëmjes,

Prej nesh shoku Stalin u nda…”

Kush vallë, kush vall’ e besonte?

Oh, lajmin dot mendja s’e nxë!

A-është e mundur që sonde

Në gjoks zemr’ e tij nuk rreh më?

O shok, ti në syt’ e trishtuar

Një lot që rrjedh mos mbulo!

Pasqyrën e dhëmbjes kulluar

Ne shohim të qartë në to!

Stalini, shok, sytë I mbylli

Po zëmra e tij është mendja dhe ylli

I ynë në shekuj mbi dhe!

LAMTUMIRA E FUNDIT

Kurora dhe kurora pa mbarim,

Kurora gjithë lule gjithë yje;

Dhe sytë të përlotur me trishtim,

Dhe pamj’ e rëndë zije.

O shokë, për të fundit here sot

Babain përshëndet turm’ e pasosur,

Me dhëmbje të kulluar e me lot,

Me zëmër të plagosur

Në gjysëm shtizë flamurët era tund

Gjëmime topash ndihen në hapsirë

I jep Stalinit turma e pafund

Të fundit lamtumirë

Pra lamtumirë mik’ I madh, baba!

Çdo zëmër sot I thotë; Lamtumirë!

Së bashku me Leninin krah për krah

Aty ka për t’u shtrirë

PRANVERA DHE STALINI

Lulet po çelin në brigjet e blear,

Qjelli shpaloset I kaltër pa fund,

Erdhi pranvera dhe ëmbël fryn era;

Gjethet me dridhje lëkund.

Erdhi pranvera . . . Në pyll të bleruar,

Buzës së lumit un’ prapë shëtis;

Por këtë herë përse i trishtuar

Vallë pranverën sodis?

Avull I kaltër kudo… Parëverë

Toka në fllade prej lulesh po qesh.

Erdhi pranvera por veç këtë here,

Ati nuk ndodhet mes nesh!

…Shpesh nga kremlini Ay kish kundruar

Natyrën të veshur me lule, blerim.

Hapur dritarja. . . Çibuku në duar

Nxirrte një druthëzë tym. . .

Të ardhmen mendonte si dielli të qartë,

Që nga Uralet gjer në Ballkan,

Stepat e blera nën djellin e artë ;

Planin e madh stalinian.Dhe nga dritarja e gjërë e ndritur

Ku në mendime kish rënë Ay.

Ndoshta Iliçi q’andej kish thëthitur

Ajrin e majit të ri.

. . . Mjergulla fushës noton dalngadalë,

Zogjtë u kthyen e dje. . . shkëlqen

Por në dritare Stalini s’ka dale,

Vallë pranverën s’e ndjen? . . .

Por parëverën me drita dhe yje

Të komunizmit kish njohur Ay:

Kopshtet, uzinat dhe brezat me pyje,

Mbjellur nga dora e Tij;

Flasin për Të çdo koh’ e pranverë

Lulet që çelin me gas paskëtaj :

Doni I qetë dhe Vollga e gjërë,

Dritat në brigjet e saj.

Vëndesh të mija kur fryn kurdoherë

Era nga deti I kaltër jugor;

Flet për Stalinin çdo lule pranvere,

Flet çdo agim pranveror

. . . Erdhi pranvera dhe prap në mendime

Buzës së lumit shëtis në blerim

Erdhi pranvera dhe zëmëra ime

Mbushesh sërish frymëzim

Fry përmbi fushat e gjëra o erë,

Kengët e mija I merr ti në gji!

Këngë të reja në çdo parëverë.

Stalin do thur un’ për Ty! . . .

DY POEZI

Provimet

Maj . . .

Përpara meje kam dy poezi,

Dy poezi

për shokun Stalin

por . . .

E shkruam një q’aherë

në dhjetor,

Dhe një

në dhjetor;

Dhe një

në mars

në ditët gjithë zi.

Dy poezi

mësoj un’ për provim:

Për ditëlindjen

njëra ësht’ urim

E tjetra m’I hidhuri kujtim I marsit të trishtuar e të ngrirë,

Me lot me urora lamtumirë . . .

poezi në mars e në dhjetor:

Eh, Sa I dhimbshëm ish ky vit shkolllor

Me njërën jet’ të gjat’ duke uruar;

Dollinë plot me gas neve e ngritëm

Me tjetrën lot t’ e hidhur i gëlltisim

Të mvrrënjtur e sy ënjtur pa besuar,

Dy poezi:

Për jetën uron një; E tjetëra me dhëmbje flet për zinë;

Por flasin që të dyja për një gjë,

Të dyja flasin per pavdeksinë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko