Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, ndryshe i njohur si shefi i propagandës së Edi Ramës, Endri Fuga, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës. Por, ndryshe nga kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Rilindjes, Fuga ka zgjedhur që reagimin e tij ta shkruajë anglisht, qartazi për ta bërë atë të kuptueshme menjëherë për të gjithë të huajt. Fuga ka bërë një krahasim mes policisë së shtetit sot, dhe policisë në vitin 2011.
Përkthimi i postimit të shefit të propagandës së Ramës, Endri Fuga:
“Në vitin 2011, kur Basha ishte Ministër i Brendshëm, ai urdhëroi policinë të qëllonte dhe vriste 4 protestues të pafajshëm dhe paqësorë. Sot, policia i shpëtoi protestuesit, nga flakët e bombave të molotovit, që mbështetësit e Bashës, hodhën drejt ndërtesës së qeverisë“.
Tani nje gje nuk kuptojme pse ne anglisht, pasi ata qe protestojne duke thirrur Rama ik jane shqipatrë dhe flasin shqip