Përplasja me armë/ Ç’ndodhi në Vlorë?! Dalin pamjet, ja si largohen autorët…

0
158

Policia e Vlorës vazhdon shoqërimet në komisariat për përplasjen me armë që ndodhi një ditë më parë në Lungomare ku u plagos një kalimtar i rastit.

Tv Klan ka siguruar edhe pamjet se si njëra prej makinave të përfshira në përplasjen me armë largohet pas ngjarjes. Është pikërisht ky automjet që u gjet i djegur në fshatin Babicë.

Mësohet se janë marrë në pyetje disa persona, por ende nuk ka të arrestuar apo autorë të identifikuar.

Një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili para pak kohësh i ka shpëtuar një atentati me bombë, dyshohet se ishte në makinën që u sulmua.

ATENTATI

Një atentat i dështuar, i shoqëruar me shkëmbim me armë zjarri, e prishi sërish qetësinë e Vlorës paraditen e djeshme, por fatmirësisht, kësaj radhe pa shënuar viktima. Një klient që nuk kishte lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur, pasi ndodhej duke pirë kafe në lokalin ku ishte ulur edhe objektivi i atentatit, bashkë me një mikun e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, në shëtitoren e Lungomares. Burime nga Policia lokale thanë se objektivi i atentatorëve ishte 27-vjeçari Inez (Imer) Hajrulla, i cili arriti t’u shpëtojë plumbave. Madje, përveç kësaj, e ndoqi me vrap makinën e autorëve, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për afro 100 metra.

Autorët qëllonin nga makina në drejtim të Hajrullait e një mikut të tij të identifikuar me emrin Ervis dhe këta të fundit qëllonin me armë drejt makinës që e ndiqnin në këmbë. Më pas, automjeti tip “Land Rover”, në të cilin dyshohet se ndodheshin tre persona, “u zhduk” dhe u gjet i djegur në zonën e Babicës, bashkë me dy armë zjarri brenda. Por përveç autorëve të sulmit me armë, edhe dy personat që iu kundërpërgjigjën me zjarr u larguan pa u arritur të gjenden nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here