Protestë e madhe sot në orën 18:30, policia blindon institucionet…

0
194

Sot në orën 18:30 opozita do të zhvillojë protestën e saj të katërt të madhe, që pas dorëzimit të mandateve parlamentare. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për tubimin që do të mbahet përpara godinës së kryeministrisë.

Mësohet se prej mbrëmjes së ditës së premte, efektivët e Tiranës kanë kaluar në gatishmëri, ndërsa në terren sot do të jenë 1,200 policë, duke përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Gjithashtu, do të sigurohet me forca policie edhe godina e Parlamentit, duke qenë se në të shkuarën protestuesit janë zhvendosur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit në zonën përreth Parlamentit.

Ndërkohë, nga opozita nuk është publikuar ende një plan se çfarë do të ndodhë në protestën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here