Nën sloganin e përhershëm të të gjithë protestave të zhvilluara deri më tani nga opozita e bashkuar, ‘Rama Ik’, kanë mbërritur në Tiranë edhe furgonat e parë me qytetarët që do ti bashkohen tubimit pasditen e sotme.
Mësohet se vetëm nga qyteti i Dibrës janë nisur rreth 2500 persona ndërkohë si qark pritet pjesëmarrja më masive,7500 deri 8 mijë.
Shumë prej tyre kanë zgjedhur të përdorin edhe makinat e tyre personale për t’ju bashkuar protestës, kjo pasi edhe nga eksperienca e herëve të tjera, forcat e policisë jo pak herë kanë ndaluar qarkullimin e furgonave dhe autobuzëve që vijnë nga rrethet në ditët kur zhvillohet protesta e opzoitës.