Doda reagon ashpër ndaj Hajdarit: Turp, nuk mund të fshihesh pas hijes së babës…

0
220

Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU, ka reaguar ashpër ndaj deputetes Rudina Hajdari, e cila me qëndrimin e mbajtur dje ndaj protestës së opozitës, u pozicionua hapur në krah të Edi Ramës.

Hajdari përmes një postimi në rrjet shprehej se kjo që po bën Lulzim Basha nuk është ajo që nisi babai i saj në 1990, por është shkatërrimi i Shqipërisë.

“Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte”, u shpreh ajo Hajdari.

Por në një reagim, Mesila Doda e cilëson qëndrimin e Hajdarit të turpshëm.

“Kurrë nuk mundet një njeri me një gram tru e vetdije politike të lëshojë këtë deklarate të turpshme. Ti nuk fshihesh dot me pas hijes së babës. Të gjithë kemi patur e kemi qëndrime më shumë se kritike ndaj krerëve të PD, po nuk mundet kurrë të jesh kundër njerëzve të tu…

Sot Tirana është nën helmim dhe emri i atij që urdhëroi helmimin e popullit të tij është Edi Rama.

Cilido që sposton përgjegjësinë është bashkëpunëtor i këtij mostre”, shkruan Doda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here