Gazetari Ylli Dylgjeri ka publikuar në faqen e tij në facebook një realitet të hidhur qe e ka përjetuar një natë më parë pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga struktura e policisë kundër protestës së opozitës.
Ai tregon në shenimin e tij një histori të tij me ish ministrin e Brëndshëm Luan Rama me te cilin sipas tij janë takuar gjtë protestës së djeshme në orët e vona të darkës.
“Por aty na ndodhi e pa pritura…Një valë gazi helmues na zuri fytin, na lotoi sytë, aq sa nuk pashë më ku ika e ku më çuan këmbët. Frymarja mu morr, lotët më mbuluan deri në vjellje, shkruan Dylgjeri.
Ja postimi i tij i plotë:
Kishte kapërcyer ora 24.00 e natës së mbrëmshme. Takoj rastësisht në bllok ish Ministrin e Rendit Luan Rama të vitit 2003… Kohë kur Ai ishte Ministër e unë Sekretar i Përgjithshëm i Rendit. Pasi u përshëndetëm vendosëm të shëtisim në atë orë të vonë. Biseda u ndal për ngjarjen e ditës, Protestën. Protestë që ende po vijonte në ato çaste te Drejtoria e Policisë së Tiranës për ndalim e Sahit Dollapit.
E pyes Luanin:
A përdorëm ndonjëherë në kohën e drejtimit tonë gaz, se nuk po më kujtohet?
Jo – tha prerë Luani. Oso kohe ne nuk kishim gaz. Por të kishim Ty, që na mbysje me gaz humori…
Kështu vazhduam ecjen dhe këmbët na çuan në krye të rrugës që ndërpret Bllokun me Unazën… te kinema Agimi. Por aty na ndodhi e pa pritura…Një valë gazi helmues na zuri fytin, na lotoi sytë, aq sa nuk pashë më ku ika e ku më çuan këmbët. Frymarja mu morr, lotët më mbuluan deri në vjellje. Nuk e pashë më kolegun në krah se ku ishte… kishim humbur njëri- tjetrin, që se humbëm kurrë asnjë çast kur drejtonim Ministrinë e Rendit të viteve 2003. Na ndau gazi helmues…
Jemi në vitin 2019.Ministër i Brëndshëm është ushtaraku Sandër Lleshi. Jepi gaz Llesh!
Por vetem Kujdes! Do të shëtisësh një ditë në Tiranë.