Makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë.
Fotot e mjetit me targe AA747VA, i cili i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit te së dielës, vetëm disa orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar.
Fotot tregojnë makinën e Arta Markut të hyje në kryeministri nga hyrja qe përdoret zakonisht për delegacionet.
Nuk dihet se cila ka qene arsyeja e kësaj vizite dhe nëse zonja Marku është takuar me kryeministrin apo sekretarin e përgjithshëm te Kryeministrisë.
Një vizitë arsyet e së cilës mund të bëhen të ditura me vonë nga vetë zonja Marku apo pritësi i saj.