Shqiptari bën veprimin që bën bujë në SHBA/ Një veprim i vogël, por këto detaje..

0
114

Një shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane për shkak të një veprimi të tij.

Bëhet fjalë për Armando Markaj, në Manhatan të SHBA, i cili punon si kamerier.

I riu ka gjetur çekun që një grua kishte harruar në tavolinën ku kishte drekuar.

Pas largimit të saj, Markaj duke pastruar tavolinën gjeti çekun me shumën prej gjysmë milioni dollarë.

Kështu nxitimthi ai vrapoi që të lajmëronte pronarin.

Më pas ai gjeti mënyrën për të kontaktuar gruan, ndërsa i dorëzoi çekun me paratë e harruara. Gruaja nuk kurse fjalët e mira për shqiptarin, i cili prej vitesh punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka fituar admirimin e të gjithëve, sidomos me gjestin e kryer së fundmi.

E emocionuar gruaja e falënderoi Markaj, ndërkohë që veprimi i tij u pasqyrua në shumë media amerikane.

Ai tha se, “Është një veprim i vogël, por këto detaje na përcaktojnë si njerëz”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here