Nga Dritan Demiraj
Të nderuar miq!
Tensionimi i situatës në Shqipëri ku ka nga njëra anë një regjim tërësisht të kalbur, arrogant dhe të kapur në mënyrë flagrante në vjedhje financiare, afera korruptive, ekonomike dhe vjedhje të organizuara të votave, (në të paktën dy palë zgjedhjesh) dhe nga ana tjetër shqiptarët e varfër, të poshtëruar dhe pa shpresë, por që të bashkuar dhe ndërgjegjësuar si kurrë më parë, tashmë po kthehen në uraganin e madh që sa vjen dhe rritet.
Militantët e panumërt në uniformë, të armatosur dhe krekosur, mendje-helmuar me kundragazë, të gatshëm për të mbrojtur krimet e përbashkëta të bandës drejtuese, ishin dje shëmtimi më i madh i pamjeve nga protesta popullore.
Duke e ditur që urdhërat për helmimin masiv të protestuesve paqsorë, me bomba luftarake tymuese të prodhuara në Sërbi për luftërat ballkanike, i jep një frikacak, një karrierist dhe i pabesë, dua ti jap një paralajmërim në formë edhe këshille.
Shumë shpejt do të jesh i ulur në bankën e të akuzuarve dhe prangat e shtetit të së drejtës do të kem dëshiren e madhe të ti “shtrëngoj” vetë, sepse ta njof trimërinë dhe burrërinë ty dhe shefit të cilit po i shërben me servilizem kriminal.
Ndërsa përkulem me respekt përpara të gjithë protestuesve fisnikë dhe paqsore që janë sot shpresa e vetme e Shqipërisë.
Qëndroni vëllezër dhe motra deri në përballjen e fundit, sepse ajo ditë është më e afert se kurrë.
Drejtësia dhe ligji do ti godasë fort të gjithë kriminelët në rrugë, në uniformë, në qeveri dhe parlament.
Fitorja është e afërt.
Liri Demokraci!!!
D.D. USA.