Dy atentate brenda 48 orësh kanë tronditur Vlorën.
Një atentat ndodhi në Lungomare ku si pasojë e breshërive të plumbave u plagos gabimisht një kalimtar, e një tjetër pasditen e djeshme te Ura e Mifolit ku autorët qëlluan me mbi 16 plumba objektivin e tyre në makinë, por pa mundur ta eliminojnë.
Gazetari i Vlorës, Enrik Mehmeti u bën ‘apel’ vrasësve përmes një ironie të fortë.
‘Apel vrasësve !
Jam i zhgënjyer për atentatin e sotëm..Jo se nuk arritën objektivin ,por ta kishin lënë për 2 km më tutje që mos të ishte si ngjarje në territorrin e Vlorës se dy atentate brenda 48 orësh nuk shkon! Bashkohuni dhe ju në të mirë të qytetit.Keni ca keni për të bërë,larg Vlorës se ju skeni gjë me popullin , por po na telefonojnë njerzit të trëmbur e thonë “cfarë po ndodh aty”! Po mundët merreni parasysh këtë kërkesë miqësore…(Ironi e zezë)’, shkruan gazetari.