Protesta e djeshme e opozitës po bën xhiron e botës që prej mbrëmjes së shkuar. Pavarësisht se opozita ka bërë disa protesta, ajo e djeshmja kishte më shumë zemërim, siç e kanë theksuar edhe mediat e huaja.
Por përse arritëm në pikën e këtij zemërimi? Ne mund të spekulojmë shumë, por ZDF gjermane shkruan se kjo erdhi për shkak se kërkesat e protestuesve janë të paadresuara akoma.
Vetë kryeministri u duk disi më i përulur sot në konferencën për shtyp, megjithatë tonet ishin sërish të larta.
Ai nënqeshi me ironi kur u pyet se përse nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, meqë e ka të sigurt që i fiton ato.
Rama tha se ka një kontratë me votuesit dhe duhet ta plotësojë, megjithëse në botë ndodhin vazhdimisht zgjedhje të parakohshme dhe çdo kryeministër apo president që e çon vendin drejt tyre, pretendon se ka një kontratë.
Ndërkohë, mjeshtri Bujar Kapexhiu vjen me një punim interesant, të titulluar ‘Taposje’, referuar kryeministrit Edi Rama.