Me sa duket diellin do ta kemi me kursim në muajin maj.
Edhe pse maji është një nga muajit më të bukur, këtë vit ai ka qenë i lagësht dhe me temperatura më të ulëta sesa tipikja e muajit.
Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike në News24 tha se java do të nisë me reshje shiu, të cila do të vazhdojnë deri ditën e premte.
Po ashtu edhe temperaturat do të jenë më të ulëta se sa normalja për muajin maj. Ngritja e tyre pritet të ndodhë në fundjave.
“Do të vijojë të mbetemi me reshje shiu deri ditën e premte edhe pse sot gjatë pasdites intensiteti i shirave do të vijë duke u pakësuar. Duke filluar nga orët e mbrëmjes do të kemi një përmirësim të situatës, por shirat do të vijojnë të mbeten në territorin tonë deri ditën e premte.
Fundjava do të na sjellë përmirësim të situatës duke bërë që të kemi sërish ditë me diell. Ndërsa për sa i përket temperaturave java do të jetë disi e freskët pasi do të kemi praninë e vranësirave dhe reshjeve gjatë kësaj jave.
Por duke filluar nga dita e enjte kemi një rritje graduale të vlerave termike duke bërë që gjatë fundjavës të kemi rritje të temperaturave dhe ditë të ngrohta”- ka thënë sinoptikania Adiola Bani.