Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë edhe njëherë i qartë në mesazhin e tij për partnerët ndërkombëtarët, duke thënë se është i hapur për dialog, por pa Ramën dhe me një qeveri tranzitore që do ti japë fund krizës së thellë ekonomike që ka përfshirë vendin.
Basha: Ju kam komunikuar atyre se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndohmën e partnerëve ndërkombëtare për të zgjidhur këtë krizë. Largimi i Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Jemi të gatshëm të diskutojmë edhe mbi detyra për aspekte të tjera që do të bëjnë të mundur që kurrë më, asnjë njeri me pushtet mos marrë peng vendin duke marrë peng zgjedhjet. Ky është synimi ynë, ti japim fund një Shqipëria të përjashtuar nga barazia para ligjit, nga barazia duke i dhënë fund një pakice që ka marrë vendin me anë të shit blerjes së votës.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1125635850978216/